Afro katër mijë punëtorë të KEK-ut kërkojnë paga më të larta

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Kanë kaluar rreth 25 vjet prej kur Xhelal Jashari, filloi punën në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gjatë këtyre viteve, ai thotë se rroga e tij është rritur rrallë, madje vetëm pas revoltave që i zhvilloi bashkë me kolegët e tjerë.

Pagë më të madhe, pagesë të rrezikshmërisë e të orëve të fundjavës, po kërkon sërish ai dhe kolegët e tij. Megjithatë, realizimi i tyre, sipas tij, mund të arrihet vetëm nëse vazhdojnë me avazin e vjetër atë të grevave.

“Gjatë këtyre 25 viteve rrogat janë rritë shumë rrallë, në kohë fushate me shumë simbolike, edhe ato kur i kemi rritë i kena rritë me zhurmë, greva e protesta. i kemi tri kërkesa bazë, nëse nuk plotësohen, do të grevojmë”, tha Jashari.

Për hyrje në grevë, punëtorët e KEK-ut e njoftuan menaxhmentin një javë më herët, madje i treguan sërish kërkesat që kanë.

Megjithatë, nga Sindikata e re e Punëtorëve të KEK-ut, thonë se greva nuk do t’i lërë pa rrymë qytetarët.

“Ua kemi dërgu Ministrisë dhe menaxhmentit, nuk do ta rrezikojmë shërbimin jetik, që është minimumi i prodhimit 30%, faji nuk është i yni është i atyre që s’po i realizojnë kërkesat. Greva nuk ka me u ndalë pa u përmbushë kërkesat”, tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Në lidhje me grevën, ATV-ja adresoi pyetje edhe në KEK, megjithatë gjatë ditës nuk mori përgjigje.

Punëtorët e KEK-ut, edhe javë më parë protestuan në Prishtinë me të njëjtat kërkesa.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA