Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar Adidasin si sponsorin e ri teknik të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Ky bashkëpunim me kompaninë gjigante ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm për Kombëtaren “Dardane”, duke e vendosur atë në një nivel më të lartë profesional.
Fanellat e reja janë zbuluar sot dhe janë të dizajnuara nga Adidas, duke ruajtur ngjyrat tradicionale të Kosovës, por me elemente moderne që e bëjnë uniformën të dallueshme dhe bashkëkohore.






