Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është populist dhe se afër vetës mban njerëz mediokër në politikë.
Ai thotë se dy prej tyre janë ministraje Punëve të Jashtme dhe tjetri është bartës i procesit të dialogut.
“Ka një fenomen Kurti, pra me ardhjen e Kurtit është dhe ardhja e individëve mediokër në politikë dhe këta individë të mediokër në politikë, për leximin tim, dy i kemi në institucionet kryesore, në njërën e kemi ministrin e Punëve të Jashtme dhe në tjetrin e kemi bartës të procesit të dialogut, që në çdo rrethanë janë politikanë mediokër, mesatarë, që në jetën normale s’do të kishin as karrierë minimale kështu dalluar. Në aspektin individual duket se janë konfliktuozë, pra s’janë në gjendje të bëjnë një relacion shoqëror, social, mes vete, me shqiptarë, lërë më me të jashtmit”, tha Abdixhiku.
Ai veçoi deklaratën e sotme të kryernegociatorit Besnik Bislimi ndaj Basjhkimit Evropian.
“Po tani kur ke një popullist në krye të shtetit, rreth institucioneve kryesore vendos njerëz mediokër dhe këta njerëz mediokër më pas bëjnë dhe deklarata të çmendura, siç ishte deklarata e sotme, për shembull, e kryernegociatorit, që ishte edhe kërcënuese ndaj Bashkimit Evropian, ‘mos na detyroni të destabilizojmë veriun’. Dhe ti ndalesh tani mendon, ka dy vite që Serbia të akuzon që Kosova bëhet destabilizuese, pra për dy vite fushata e Serbisë në Kosovë dhe jashtë, në çdo rrethanë, në çdo forum ndërkombëtar është: faktor destabilizues është Qeveria e Kosovës, ata mund ta destabilizojnë, ata po e destabilizojnë dhe kryenegociatori ynë, një mediokër politik, del dhe thotë ‘mos na detyroni ta eskalojmë situatën në veri’. Pra, e pranon që është faktor destabiliteti”, tha Abdixhiku. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: