Bad Bunny tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë ceremonisë së Grammy 2026, kur u shfaq me një unazë luksoze që menjëherë ndezi rrjetet sociale. Pamja e aksesorit shkëlqyes mjaftoi që fansat të nisnin spekulime për një fejesë të mundshme dhe një lidhje të mbajtur larg syrit të publikut.
Dyshimet u përhapën me shpejtësi, teksa unaza ishte e dukshme gjatë gjithë mbrëmjes, duke shtyrë ndjekësit të pyesnin nëse artisti 31-vjeçar kishte bërë në fshehtësi një hap të madh në jetën personale.
Megjithatë, këto aludime u hodhën poshtë. Sipas TMZ, një burim pranë këngëtarit ka sqaruar se Bad Bunny nuk është i fejuar dhe se bizhuteria nuk lidhet me asnjë marrëdhënie romantike.
Burimi thekson se unaza ishte thjesht një dhuratë luksoze nga Cartier, pa ndonjë domethënie të fshehtë, duke përjashtuar çdo lidhje me fejesë apo trashëgimi familjare.
Zgjedhja për ta mbajtur atë aksesor në tapetin e kuq lidhet më shumë me pasionin e Bad Bunny për modën dhe stilin unik, sesa me jetën e tij sentimentale. Për më tepër, mbrëmja rezultoi e suksesshme për artistin, i cili u largua nga ceremonia me tre çmime Grammy.







