Kalo te përmbajtja
Të fundit

BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.

Në një reagim publik, BE-ja në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj akteve të dhunës, duke theksuar se ato nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagimin e publikuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Po ashtu, BE-ja u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo veprim të dhunshëm, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe respektimit të pronës publike dhe private.

Në reagim theksohet se liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Delegacioni i BE-së ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e dialogut konstruktiv ndërmjet të gjitha palëve, duke e cilësuar atë si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve legjitime.

Reagimi vjen pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestës, ku u raportua për dhunë dhe dëmtim të pronës publike dhe private. /Telegrafi/