Kalo te përmbajtja
Të fundit

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e Grupit Punues të formuar për Gjykatën Speciale, ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se për përfaqësimin e LDK-së në këtë grup ka propozuar deputetin Kujtim Shala, ndërsa në rast se ai nuk mund të marrë pjesë, përfaqësimin do ta marrë përsipër shefja e grupit parlamentar, Jehona Lushaku -Sadriu.

Reklamë

“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozoj akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’