Kalo te përmbajtja
Të fundit

Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se synimet e Vladimir Putinit shkojnë përtej pushtimit të territoreve ukrainase, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e shtetit.

“Putini do të na shkatërrojë”, ka deklaruar Zelensky, duke theksuar se Rusia nuk dëshiron të ndalet apo ta ngrijë konfliktin.

Reklamë

Ai ka vlerësuar se Evropa është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe ka paralajmëruar se përparimi i mëtejshëm rus mund të shkaktojë një valë të re të emigrimit të ukrainasve, raporton The Guardian.

Zelensky ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj deklaratave amerikane për vështirësitë në komunikimin me të, duke kujtuar se Ukraina ishte sulmuar me më shumë se 1.000 dronë vetëm një ditë më parë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’