Qe një temë e mirë – Vushtrria!
Komuna e më së shumti talentëve të mëdhenj në histori të futbollit në Kosovë, komuna që hiç nuk e di pse në vend të tyre krenohet me çaj rusi, dhe kohëve të fundit, komuna me dëshmitar të vrasjeve!
E di, poshtë e përpjetë i madh e i vogël kanë raportuar dhe kanë shkruar për këto vrasje dhe nëse merremi edhe s’ka as minuta e as Hoxhë që kallzon diçka të re.
Për më tepër për relativizmin dhe glorifikimin e dhunuesve, vrasësve dhe budallëve në rrjete sociale, kam folë edhe më herët dhe nuk dua të kthehem aty.
Por, vrasjet në Vushtrri, edhe pse incidente të ndara, edhe pse mund të jenë të izoluara, i hapin tri tema edhe duhet ti hapin tri debate të mëdha në këtë shoqëri të lirë e demokratike.
E para – a duhet ti legalizojmë armët?
Kur një tinejxher ka qasjet lehtë në armë ta vrasë një tinejxher tjetër pas iftarit, kjo e dëshmon një gjë! Ky sistem i drejtësisë është një hajgare e madhe dhe ka dështuar në sanksionimin e armë mbajtjes pa leje si krim!
Armë mbajtja pa leje në Kosovë është vepër e dënueshme me burg, mirëpo, gati asnjëherë për të nuk dënohet dikush me burg. Pra, ti mund të endesh me armë, të kërcënosh njerëz poshtë e përpjetë, të terrorizosh njerëz, të shkrepësh me armë në salla të dasmave që janë ngjit me pompa të benzinës dhe të tentosh të vrasësh njerëz dhe për armëmbajtje pa leje dënohesh me ca qindra Euro.
Ca qindra Euro – that’s it!
Në këtë vend ka raporte dhe hulumtime qe tregojnë që politikat ndëshkimore për armë mbajtje pa leje janë të buta, për mo me thanë që janë aq të buta, sa që mund të konkludohet që sistemi i drejtësisë është sponsor i vrasjeve, sepse për ca qindra Euro dënim, secili kosovar mund të mbajë armë pa leje dhe të shkrepë sa here që nxehet n çaj!
Meqë sistemi i drejtësisë nuk po do të merret me këtë fenomen, ndoshta është koha të merren instancat tjera. Ndoshta duhet legalizuar krejt armët që i kemi, secili të lajmërojë çka ka në arsenal nëpër oda dhe së paku të ketë një lloj kontrolli, kush në këtë vend është kah shkrepë.
Ose ta bëjmë që të blejmë armë në super markete dhe ata kur qëllon far lirimi, krejt aksham Pazar, ose nëse armë mbajtja pa leje është krim, ata që mbajnë armë pe leje të trajtohen si kriminelë.
Kuptohet, manej nuk kish pasë mundësi Xhelal Svecla të bëjë filma si në veri kur po konfiskojnë armatim, por punë kjo është tjetër temë! Në jug nga armët pa leje janë kah vriten njerëzit dhe drejtësia ka dështu të merret me fenomenin. Kur shteti dështon duhet, të shikohen qysh tjetër mund të trajtohet fenomeni.
Kur e kam trajtuar këtë temë me ekspertët, ata pohojnë dy gjëra që Kosova ka qenë vend ku ka pasë luftë dhe ka pasë shumë armatim të duart e civilëve dhe duhet kohë që ai armatim të dalë nga përdorimi dhe që shqiptarët, e kosovarët në veçanti e kanë traditë të mbajnë armë te shpia!
E qitu ju pritsha –tema e DYTË traditë me majtë armë edhe mund ta kemi! Ama nuk e kemi pasë traditë që armët ti përdorim për të vra gra, ose për të vra veten. Këto dy tradita jemi kah i zhvillojmë kohëve të fundit.
Nuk po hyj në detaje të asaj që ndodhi në Vushtrri, sepse ajo që po tentoj të them shkon përtej tragjedisë atje, shkon përtej tragjedisë së dy familjeve. Fenomei i vrasjes dhe vetëvrasjes nuk është i veçantë për Kosovën, ndodhë në shumë vende në botë dhe nga ato vende mund të nxjerrim mësime për të parandaluar një gjë të tillë, nëse si shtet ose si shoqëri duam.
Arsye tjetër pse duhet të folur për vrasjen e vetëvrasjen si fenomen, por jo për tragjedinë në Vushtrri është tema e tretë që mendoj që duhet hapur debat pas kësaj tragjedie – që është raportimi i mediave për këtë fenomen.
Rastet në Vushtrri, bashkë me do postimi idiotike lidhur me Ramazan këtyre ditëve, ma kanë gërditë zanatin, më kanë bërë ta kuptoj që tyrli budalle edhe me gazetari merret dhe që ka shumë media që janë në gjendje të shkelin mbi të vdekur për klikime dhe për do Euro që i fitojnë nga rrjetet sociale.
Gatishmëria e mediave që të përfitojnë nga tragjeditë e familjeve në Kosovë, është dukuri që ka nisur pas 2009-ës dhe ka marrë hov pas pandemisë. Kolona e kamerave në të pame, shkatërrimi i privatësisë së familjeve të viktimave, spekulimi dhe raportimi gjysmak për motivet e vrasjeve dhe spekulimet për moralin e vrasësve ose viktimave janë nivel ku disa media kemi ra, e nuk kam besuar që bijmë.
Kuptohet, unë vazhdoj të mendoj që duhet pak edukim medial dhe mandej familjarët e viktimave dinë të mbrohen nga spekulaten që tentojnë të shiten si gazetar.
Kjo mandej i prish familjet dhe kur prishet familja, veç një hap larg është të prishet krejt shoqëria!
Kuptohet, kjo është e ndërlidhur me promovimin dhe glorifikimin e dhunës që e bëjmë në reality show, që e bëjmë në video lojëra, në rrjete sociale dhe në forume tjera.
Mirëpo, mediat do të duhej të ishin FILTER, do të duhej të ishin fireëall ndaj rrjeteve sociale, e jo promovues i degjenerimeve në këto rrjete.
Pormovimi dhe relativizimi i vrasjes – spekulimet për moral dhe motiv janë territor fort i rrezikshëm, ku nëse lëshohemi, s’ka mundësi kush me na nxjerrë!