13.3 C
Pristina
Monday, March 9, 2026

A do të zgjidhet problemi i rrymës (në Kosovë) me energji solare?

Energjia solare po shihet gjithnjë e më shumë si një nga alternativat kryesore për të zbutur problemet me furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Megjithatë, sipas Ana Tolaj e cila e udhëheq një Kompani për Energji Solare, zhvillimi i këtij tregu ende është në fazat fillestare dhe përballet me disa sfida të rëndësishme.

Tolaj ka theksuar se në Kosovë janë realizuar vetëm disa projekte të vogla solare dhe shumica prej tyre nuk kanë arritur standardin dhe cilësinë që kërkohet për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

“…E kam studiuar tregun e Kosovës në këtë sektor. Deri tash është vetëm fillimi. Janë zhvilluar disa projekte të vogla, por jo të kualitetit dhe standardit që do të duhej të ishin…”, është shprehur ajo.

Sipas saj, Kosova ka potencial shumë të madh për zhvillimin e energjisë solare, duke pasur parasysh numrin e madh të ditëve me diell gjatë vitit. Kjo e bën vendin një hapësirë të favorshme për instalimin e paneleve

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ana Tolaj, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA