Gjatë festës së Halloëeen-it, e gjithë vëmendja është përqendruar te personazhet e njohura të yjeve të Hollyëood-it dhe zgjedhjet e tyre për këtë natë unike, që kërkon përkushtim të veçantë për t’u shfaqur sa më frikshëm dhe për të respektuar traditat e kësaj feste.
Një nga figurat më të përfolura këtë vit ishte Kim Kardashian, e cila vendosi të paraqitej si një aligator.
Shndërrimi i saj ishte aq mbresëlënës, saqë, pa postimin e saj në Instagram, do të ishte e vështirë ta njihnin. Kim e ka marrë me seriozitet festën e 31 tetorit dhe ka investuar shumë për t’u dukur sa më unike, e frikshme dhe impresionuese, duke shfaqur një përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë pamje të veçantë.