Platforma “X” e Elon Musk ka bllokuar llogarinë e liderit suprem të Iranit Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.
Siç raportojnë mediat e huaja, bllokimi vjen pas dy postimeve të liderit 85-vjeçar .
Përpara se platforma e mesazheve në pronësi të Elon Musk të bllokonte llogarinë e Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, udhëheqësi iranian shkroi në hebraisht: “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit”.
Pas postimit të mesazhit, lideri iranian e ripostoi atë në anglisht, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, masa vjen pas sulmit të fundit të Izraelit ndaj Iranit, në të cilin Izraeli goditi objektet e prodhimit të raketave iraniane.
“Ne nuk kërkojmë luftë, por do të mbrojmë vendin tonë dhe të drejtat e popullit tonë. Ne do t’i japim një përgjigje proporcionale agresionit të regjimit sionist”, ka deklaruar presidenti iranian Masoud Pezeshkian. /Telegrafi/