​Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, bën thirrje për gatishmëri të arsenalit bërthamor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u ka kërkuar forcave bërthamore të vendit të mbajnë gatishmëri të shtuar, raportuan mediat shtetërore të mërkurën.

Kim e bëri thirrjen gjatë një vizite në bazat raketore strategjike të Koresë së Veriut, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë, përfshirë motrën e tij, Kim Yo Jong, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Gjatë inspektimit, Kim vlerësoi gatishmërinë e forcave të parandalimit strategjik të vendit. Ai kontrolloi aftësitë operacionale dhe funksionet kryesore të objekteve të lidhura me lëshimin e raketave, thuhet në raport.

Kim vlerësoi forcën strategjike raketore, duke e quajtur atë një gur themeli të strategjisë së mbrojtjes kombëtare të Koresë së Veriut. Ai theksoi nevojën për prioritizimin dhe modernizimin e kësaj force si pjesë e synimit më të gjerë për forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

Duke iu referuar pranisë në rritje të aseteve bërthamore strategjike të SHBA-së në rajon, Kim tha: “Në disa raste kohët e fundit, mjetet bërthamore strategjike të SHBA paraqesin kërcënime gjithnjë në rritje për mjedisin e sigurisë të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK). Ai shtoi se kërcënimet në zhvillim kërkojnë një qëndrim të shtuar të parandalimit të luftës dhe një gatishmëri të rreptë të forcave bërthamore të Koresë së Veriut.

Vërejtjet e Kim pasojnë pretendimet e fundit nga Koreja e Jugut se Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 1500 ushtarë në Rusi, një lëvizje që thuhet se lidhet me luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu pretendoi të martën se Koreja e Veriut po përgatit dy brigada ushtarake për të mbështetur Rusinë.

As Koreja e Veriut dhe as Rusia nuk i janë përgjigjur ende këtyre pretendimeve./AA/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA