PËRGATITI: DRITON SADIKU
Njësiti policor anti-drogë zbarkoi në Pejë qysh herët në mëngjes.
Cak kishte fshatin Sferkë në të cilën dyshohej se dikush po kryente aktivitete të jashtëligjshme, si kultivimi i bimëve narkotike.
Ashtu siç dyshohej edhe ndodhi.
Njësitet policore hasën në një mal të madh të mbjellë përplot me marihuanë.
Ata sekuestruan të gjitha bimët që për nga pesha kalojnë 1 ton.
Vlera monetare e sekuestruar e më pas edhe e asgjësuar, kap shifrën e 5 milionë eurove.
Ky aksion u cilësua si më i madhi i këtij lloji në rrafshin e Dukagjinit.
Për këtë rast, Prokuroria në Pejë tha se është arrestuar një person me nënshtetësi të Shqipërisë, ndërkaq disa të tjerë janë ende në arrati.
Sipas hetuesve, destinimi i këtyre bimëve narkotike ishte tregu ndërkombëtar, ndërkaq ata që janë marrë me kultivimin tashmë janë në ndjekje nga policia.