BE-ja nënshkruan kontratën për matësit e konsumit të energjisë në veri

PËRGATITI: FATLUM JASHARI   

Procesi njëvjeçar për, fillimisht furnizim, e më pasinstalim matësve të mençur të konsumit energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe ZubinPotok, mund të nisë para fundit të vitit.

Pas një shtyrje, përkatësisht zgjatjeje të afatit në procedurat e prokurimit, më në fund Bashkimi Evropian, si financues i projektit, konfirmoi për ATV-në se tashmë ka nshkruar kontratën për furnizim me rreth 25 mijë matës të mençur.

Enerdat është kompani softuerike dhe e shërbimeve të teknologjisë së matësve të mençur, e cila operon kryesisht në shtetet evropiane.

Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me furnizuesin e licencuar për katër komunat me shumicë serbe në veri, Elektrosever, do të vijojnë me vendosjen e tyre.

Po ashtu, parashihet furnizimi me koncetratorë dhe transformatorë të energjisë.

Megjithatë, BE-ja nuk dha detaje për datën e nisjes së punëve në terren.

Por, sipas kushteve specifike, dokumentin cilin e ka parë ATV-ja, brenda tre muajve të parë furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve – që nënkupton se kjo do të bëhet para fundit të dhjetorit.

Synimi është që nëpërmjet kontratës me afat zbatimiprej 365 ditësh t’i jepet fund praktikës aktuale të paushallit.

Nga 1 Janari 2024, kur Elektrosever mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri,shumica e pagesave mujore të kryera janë paushall, në vlerë rreth 20 euro.

Ndërsa, deri tani është raportuar për nivel të ulët pagesave nga konsumatorët.

Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mospagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe ZubinPotok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA