PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ
Disa nga banorët e Zubin–Potokut, u mblodhën para stacionit të policisë në këtë komunë, paraditen e sëpremtes.
Ata pretendojnë se zyrtarë policorë ua dëmtuan disa faltore bashkë me reliktet të cilat edhe i mbanin në duar.
Derisa vetë policët e bllokuan rrugën për qarkullim tëveturave, protestuesit u nisën drejt kishës në qendër.
Pasi i kryen disa rite fetare, nisën t’i shprehin pakënaqësitë.
Pas afro një ore, protesta përfundoi e qytetarët nisën tëshpërndaheshin.
Lidhur me këtë rast, Policia tashmë i ka nisur hetimet.
“Jemi interesuar për këtë çështje. Po punojmë në këtë drejtim. Ta shohim nëse ka punë edhe Inspektorati Policor. Jemi të interesuar për ta ruajtur secilin relikt e secilin institucion fetar“, tha zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
ATV-ja kupton se vetë banorët që protestonin, nuk e kishin paraqitur rastin në Polici. Ky institucion nisihetimet vetëm pasi pa lajmet në media.