PËRGATITI: BENITA ZENELI
3 marrëveshjet ndërkombëtare që në seancën e së enjtes janë në rend dite, pritet të marrin votat e deputetëve.
Nga partitë opozitare thonë se nuk kanë ndërruar mendje për votimin e tyre, andaj thonë se do vazhdojnë t’i përkrahin në sesionin vjeshtor.
Me apo pa marrëveshje të miratuara, opozitarët nuk po e shohin këtë legjislaturë si të suksesshme.
Për një periudhë disamujore, partitë opozitare bojkotuan votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Megjithatë, qëndrim ndryshuan në maj kur deputetët opozitar filluan votimin e tyre.
Ndërkohë janë 20 marrëveshje ndërkombëtare që janë miratuar deri më tani.
Ndërkaq, nesër në rend dite janë ratifikimi i Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”; Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore; si dhe Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.