19.1 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

​Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

Sot është Dita Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Tema e shënimit të kësaj dite sivjet është “Protokolli i Montrealit: Avancimi i Veprimeve Klimatike”.

Më 1994 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

“Në këtë Ditë Botërore të Ozonit, le të angazhohemi për të bërë paqe me planetin tonë. Le të angazhohemi për të ndërtuar mbi suksesin e Protokollit të Montrealit për të treguar se çfarë mund të arrijë bashkëpunimi ndërkombëtar në mënyrën më të mirë të tij”, thuhet në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës.

Si rezultat i masave të marra nga Protokolli i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA