Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për t’u punësuar

Për të siguruar një vend pune në administratën publike ndërrohet edhe përkatësia etnike.

Raste të këtilla në konkurset që shpallen, qoftë në nivel komunal, apo shtetëror, vazhdojnë të evidentohen në Maqedoninë e Veriut.

Në qytetin e Kumanovës së fundi është shpallur një konkurs për tetë punësime në sektorët e infrastrukturës, trafikut, kulturës, menaxhimit me krizat dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të gjitha këto vende ishin paraparë për shqiptarët, por në vend të tyre janë përzgjedhur tetë të rinj maqedonas, të cilët në dokumentacionin e paraqitur janë deklaruar si shqiptarë.

Në mesin e tyre është edhe Angjella Jovanovska Nikollovska, e cila është deklaruar si shqiptare në konkursin për vendin e punës si bashkëpunëtore e re për siguri në drejtorinë për mbrojtje e shpëtim dhe menaxhim me krizat.

Angjella Jovanovska Nikollovska është deklaruar si shqiptare në konkursin për vendin e punës si bashkëpunëtore e re për siguri në drejtorinë për mbrojtje e shpëtim dhe menaxhim me krizat.

Angjella Jovanovska Nikollovska është deklaruar si shqiptare në konkursin për vendin e punës si bashkëpunëtore e re për siguri në drejtorinë për mbrojtje e shpëtim dhe menaxhim me krizat.

Të dhënat mbi përzgjedhjen e kandidatëve janë publikuar nga Komuna e Kumanovës, ndërsa kryetari i saj Maksim Dimitrievski, pas reagimeve të shumta në opinion, ka thënë se e drejta e punësimit është e garantuar për të gjithë sikur edhe e drejtat e deklarimit të lirë të përkatësisë së tyre etnike. Ai ka thënë se Komuna ka vepruar në bazë të dispozitave ligjore gjatë realizimit të punësimeve të reja.

“Ne e kemi për prioritet të sigurojmë kuadro profesionale duke mos i ndarë në baza të përkatësisë etnike. Ne nuk ndërhyjmë në përzgjedhjen e përkatësisë etnike të kandidatëve për shkak se kjo është e drejtë e tyre personale, e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, ka deklaruar Dimitrievski në një prononcim me shkrim.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë konkurseve për punësime në organet administratës shtetërore aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin.

Kjo procedurë ka nisur të aplikohet që në vitin 2016 dhe në bazë të kësaj, çdo institucion obligohet që gjatë punësimeve të respektojë përfaqësimin e drejtë e adekuat të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në qoftë se një institucion shpall konkurs për dhjetë punësime, mund të ndodhë që “balancuesi” të kërkojë që të gjithë apo shumica prej tyre të jenë shqiptarë, nëse përfaqësimi i shqiptarëve në atë institucion është i ulët apo nuk korrespondon me numrin e popullsisë shqiptare në atë komunë.

Raste të keqpërdorimit të “balancuesit” ka pasur në vazhdimësi, apo që pjesëtarët të komunitetit maqedonas të deklarohen si shqiptarë, turq, romë, apo të një bashkësie tjetër etnike për të zënë një vend pune.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se “balancuesi” është mekanizëm që është vendosur bazuar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, për mbrojtjen e bashkësive etnike gjatë punësimeve. Prandaj, sipas tij, duhet gjenden mënyra për t’i evituar keqpërdorimet.

“Duhet të gjenden mekanizma që të mos ketë keqpërdorime pasi të gjithë jemi dëshmitarë se shumë shpesh ndodh që njerëzit, jo një herë, por shumë herë të ndryshojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë konkurseve me qëllimin e vetëm që të sigurojnë një vend pune. Ne nuk mund të themi se këtu kemi shkelje ligjore pasi ne nuk kemi një dokument mbi përkatësinë etnike të qytetarëve, por më shumë kemi të bëjmë me shkelje të parimeve etike, andaj edhe duhet të ndërmerren masa”, ka deklaruar Kovaçevski, në një prononcim për portalin 360 Gradë.

Me një zgjidhje të mundshme ka dalë së fundi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke paralajmëruar vendosjen e një grafe për deklarim të përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, të cilat kërkohen gjatë punësimit.

“Së shpejti do të miratojmë udhëzimin që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për moskeqpërdorim gjatë punësimeve”, ka bërë të ditur Lloga, më 12 prill.

Njohësit e çështjeve juridike nuk pajtohen me vlerësimet e zyrtarëve se e drejta e ndryshimit të përkatësisë nuk përbën shkelje ligjore.

…këtu kemi të bëjmë me mashtrim dhe falsifikim dhe duhet të ketë përgjegjësi”.
Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rastin konkret ka bazë për ndjekje penale, jo vetëm për pjesëmarrësit në konkurs, por edhe për organizatorët e konkurseve të punësimit.

“Në këtë rast kemi falsifikim, me të cilin jo vetëm ky institucion që këtë e ka lejuar, por edhe institucionet e tjera bëjnë shkelje ligjore duke dëmtuar interesin publik, ndërsa ofendojnë etnitetet e tjera, sepse në aspektin ligjor këto të drejta janë të garantuara dhe nuk duhet të shkelen. Pra, kemi keqpërdorim të detyrës të zyrtarëve, të cilët nga momenti që hapet konkursi duhet t’i verifikojnë kushtet dhe kriteret e konkursit nëse personi zotëron gjuhën shqipe dhe ndihet apo është shqiptar. Por, këtu kemi të bëjmë me mashtrim dhe falsifikim dhe duhet të ketë përgjegjësi”, konsideron Selmani.

Ai thotë se punësimi i maqedonaseve në vend të shqiptarëve mund të paraqesë probleme shtesë nëse vendet e punës kërkojnë njohjen e gjuhës shqipe.

“Këtu kemi edhe një vepër tjetër penale për shkak se këta persona, të cilët janë pranuar në punë si shqiptarë, duhet të kryejnë detyra ku nevojitet edhe gjuha shqipe. Por, ata këtë nuk e njohin, andaj kemi të bëjmë me mashtrim dhe këta persona në vazhdimësi do të shkaktojnë probleme pasi nuk do të jenë efikasë në punën që do të bëjnë”, thotë ai.

Selmani tërheq vërejtjen se këto raste veprimet e të dyja palëve janë të kundërligjshme pasi përbëjnë shkelje ligjore administrative, mashtrim nga personat që prezantohen si shqiptarë, sikurse edhe lëshimet nga personat që i realizojnë konkurset.

“Pra, kemi të bëjmë me një sërë veprash penale, andaj edhe nëse nuk merren masa, do të kemi pasoja të shumta”, thotë Selmani.

“Balancuesi” në shumë raste ka nxitur edhe përplasje mes partive politike. VMRO DPMNE-ja ka kërkuar anulimin e këtij mekanizimi pasi sipas opozitës maqedonase, “ka ndikim negativ për sa i përket cilësisë dhe profesionalizmit të punonjësve në administratë”.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës në Maqedoninë e Veriut ka 1 mijë e 346 institucione në nivelin qendror dhe lokal me rreth 133 mijë të punësuar, prej të cilëve rreth 84 mijë janë maqedonas dhe mbi 23 mijë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë pjesëtarë të bashkësive tjera etnike./rel

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA