Neil Patrick Harris zbulon pagën e tij në sezonin e fundit të “How I Met Your Mother”

Neil Patrick Harris ka ndarë detaje interesante mbi pagën e tij si Barney Stinson në sezonin e fundit të serialit të famshëm “How I Met Your Mother”.

Në një intervistë për emisionin e Howard Stern, Harris zbuloi se paguhej 220 mijë euro në javë për rolin e tij. Harris gjithashtu bëri të ditur se të gjithë aktorët kryesorë të serialit, përfshirë Josh Radnor (Ted Mosby), Jason Segel (Marshall Eriksen), Cobie Smulders (Robin Scherbatsky) dhe Alyson Hannigan (Lily Aldrin), merrnin të njëjtën pagë në sezonin e fundit.

Ai shtoi se kishte përpjekur të negocionte një pagë më të lartë gjatë sezoneve të katërt dhe të pestë, por pa dëshiruar të dëmtonte interesat e kolegëve të tij.

Seriali “How I Met Your Mother” u transmetua nga viti 2005 deri në vitin 2014.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA