Policia ka sekuestruar dy automjete të cilat u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha gjatë ditës kur u dhunua Klea Prenga.
Sipas tyre, motrat përdorën një prej automjeteve për t’u larguar nga restoranti drejt banesës së tyre në zonën e Rrugës së Kavajës, ndërsa me automjetin tjetër u larguan nga banesa në drejtim të paditur.
Automjetet u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe më pas u sekuestruan nga policia. Bëhet e ditur se automjetet ishin në përdorim të disa personave të tjerë, të cilët janë miq të motrave Berisha.
Pavarësisht se nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që motrat Berisha nuk kanë dalë jashtë vendit, policia vazhdon kërkimet për kapjen e tyre. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbardhur të gjithë ngjarjen.