20.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Blero për ish-të dashurën: Të dytë jemi fajtor dhe ti e para,mos harro

Në një postim të ri në rrjetet sociale, këngëtari Blero i ka bërë thirrje ish-të dashurës së tij për rikthim, duke shprehur se jetën e tij e ka ndikuar thellësisht ndarja e tyre.

Ai shpreh dhimbjen dhe mallin që ndjen, duke theksuar se nuk ndjen motiv dhe nuk mund të gjejë qetësi pa të. Blero pranon se të dy kanë bërë gabime, por kërkon një mundësi të dytë, duke e quajtur atë dashurinë e jetës së tij.

Nuk është hera e parë që Blero bën falje publike.

Në intervistë me ish gruan e tij, Afrona Diken,  Blero ka kërkuar falje duke pranuar se ai është arsyeja kryesore pse martesa e tyre nuk funksionoi. Poe edhe Afrona pranoi se ka bërë gabime.

Në një pjesë nga intervista, Afrona Dika e pyet Bleron, për arsyen pse martesa e tyre përfundoi dhe pse ata arritën në këtë pikë. Blero pranoi se disa vendime të tij ishin të pamatura dhe të papërshtatshme. Ai e pranoi publikisht këtë duke kërkuar falje Afronës.

Blero shpjegon se vendimi i tij për të qëndruar në Kosovë në vend që të ndiqte Afronën në Zvicër ishte një gabim i madh, duke theksuar se kokëfortësia e tij luajti rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e martesës së tyre.

”Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati”, tha mes tjerash Blero.

Ndrshe në muajin maj Blero u shpreh në një intervistë : podkasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të.

‘Bebe’ mka dëshpëru sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo u shku unë skam mbrri dhe pastaj janë prish raportet por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”./ NO FILT

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA