Shtatzënia është një periudhë e veçantë në jetën e çdo gruaje, jo vetëm për emocionet dhe ndryshimet që sjell, por edhe për sfidat në stil. Ndërsa shpesh është e vështirë të gjendet veshje e përshtatshme që ofron rehati dhe elegancë, disa yje të Hollyëood-it kanë arritur me sukses të shkëlqejnë në këtë aspekt.
Anne Hathaway:
Veshja e saj elegante që përbëhet nga një bluzë e bardhë me një prerje asimetrike, e cila mbulon pjesën e sipërme të trupit me një stil të rrjedhshëm dhe elegant dhe pjesa prapa e bluzës është më e gjatë. Në pjesën e poshtme ka një palë pantallona të bardha, që e kompletojnë veshjen me një stil të pastër dhe të thjeshtë. Veshja e tërë është e përshtatshme për shtatzëni, duke ofruar komoditet dhe stil në të njëjtën kohë.
Khloe Kardashian:
Veshja e saj është një pallto e gjatë bezhë mbi një fustan të ngushtë po ashtu bezhë. Ajo e ka kombinuar veshjen me çizme me takë të lartë dhe lidhëse.
Angelina Jolie:
Me një fustan të gjatë, në ngjyrë jeshile të çelët, fustani ka një prerje me dekolte të hapur, duke i dhënë një pamje elegante dhe të rehatshme gjatë shtatzënisë.
Emily Ratajkoëski:
Një bluzë të thjeshtë të zezë dhe pantallona të zeza, duke shtuar vathë me rrathë, një pallto dhe cizme nga lëkura e gjarprit, me një ngjyrë kafe të errët.
Ashley Graham:
Një fustan I bardhë me pika, frymëzuar nga vitet 1950.Modelja stiloi pamjen me jakë më të lartë dhe me një palë taka të zeza me liidhëse.