Qeni i Demi Moore, Pilaf, pozon me një çantë Hermès Birkin për kopertinën e Vogue
Qeni me racë Chihuahua I Demi Moore, Pilaf, u shfaq në kopertinën e “Dogue” duke pozuar brenda një sërë çantash të stilistëve për një temë për qenusha në Vouge.
Qeni u fut në një çantë Hermès Birkin ngjyrë kafe ndërsa pozonte për fotografin Ryan Loëry.
“Unë mendoj se ajo duket si një kryqëzim midis një peshku të artë dhe Bette Davis,” tha Moore për Pilafin e saj të imët, i cili lindi në Tajlandë në nëntor 2020.
Përndryshe, Pilaf ka qëndruar në rreshtin e parë në një shfaqje të Gucci-t dhe ka udhëtuar në Festivalin e Filmit në Kanë dhe ka marrë pjesë në një festë ‘’SNL’’ këtë vit.
Pilaf ka udhëtuar në Evropë 14 herë dhe iu bashkua qenve të tjerë të famshëm që pozuan për kopertina.
Ndoshta Moore mund t’i bashkohet Pilafit për një kopertinë të përbashkët herën tjetër./NO FILT