Avokati Berisha për gjendjen e Noizy-t: Ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen

Në ditët e fundit, Noizy është në paraburgim për akuzën e “Lëndimit të rëndë trupor”, pasi supozohet se ka marrë pjesë në një sherr të dhunshëm në Pejë me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni. Ai po qëndron në paraburgim së bashku me Dj e tij.

Avokati i Noizy-t, Besnik Berisha, dha informacione mbi gjendjen emocionale të reperit dhe procedurat që po ndodhin lidhur me rastin e tij.

Berisha deklaroi se çështja e përfshirjes së Noizy-t është transferuar në gjykatën e Durrësit, dhe se beson se një vendim pritet të merret brenda javës. Ai thekson se as Noizy dhe as ai vetë nuk kanë ndërmend të pengojnë procesin e gjykatës në Kosovë. Përkundrazi, ata janë të angazhuar për të ndriçuar të gjitha ngjarjet që ndodhën atë natë, duke shprehur një qëllim për transparencë dhe sqarim të situatës. Kjo tregon një qasje të hapur dhe të sinqertë ndaj rastit, duke u fokusuar në zbardhjen e të vërtetës.

”Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lendim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitarë me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha mes tjerash Berisha.

Tutje, avokati tregoi edhe për gjendjen emocionale të reperit;

”Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen.

Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren”.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA