Mariah Carey shënon 30 vjetorin të “All I Want For Christmas Is You” me një turne të veçantë

“All I Want For Christmas Is You” feston këtë vit 30 vjetorin e saj, dhe Mariah Carey, këngëtarja e njohur, do të vizitojë 20 qytete për të ndarë këtë moment të veçantë me fansat e saj.

Ajo, që është 55 vjeçe dhe fituese e pesë çmimeve Grammy, e ndau lajmin dhe datat e turneut në Instagram. “Edhe pse ende nuk ka ardhur koha, kam një lajm të jashtëzakonshëm. Turneu im më i madh për festat e Krishtlindjeve deri më sot do të vizitojë 20 qytete duke filluar nga 6 nëntori 2024,” shkroi ajo në postimin e saj.

Turneu do të nisë më 6 nëntor në Highland, Kaliforni dhe do të përfundojë më 17 dhjetor në Brooklyn. Albumi “Merry Christmas”, që përmban hitin e saj më të njohur, u publikua në vitin 1994 dhe ka shitur 15 milionë kopje.

Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm, Carey është kujdesur të mbrojë jetën e saj private nga opinioni i jashtëm.

Në një intervistë me revistën “People”, Carey ka zbuluar se ajo ka një strategji për të mbajtur ekuilibër nën presionin e medias: ajo thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të. “Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mënyra ime për të menaxhuar famën,” ka thënë ajo.

Këngëtarja kaloi një ndarje të bujshme vitin e kaluar me ish-të dashurin e saj, Bryan Tanaka, me të cilin kishte qenë në një lidhje që zgjati gati shtatë vjet. Bryan Tanaka është 14 vjet më i ri se Carey.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA