Prej disa kohësh është përfolur se grupi Spice Girls është duke u përgatitur për të bërë rikthimin e tyre, këtë herë duke përfshirë edhe Victoria Beckham , e cila ishte pjesë e një ribashkimi të mëparshëm në 2019-ën.
Por duket se ai plan ka dështuar pasi Geri Halliwell thuhet se refuzon të “ndajë një skenë” me Mel B !
‘’Ajo nuk dëshiron të merret fare me Melin për momentin, aq më pak të ndajë një skenë me të’’, tha një burim.
Para kësaj, të dy u ribashkuan në festën e 50-vjetorit të Victoria Beckham në Londër në prill. Një burim tha për The Sun , “Mel u përpoq të qetësonte gjërat me Gerin në festë, por nuk shkoi siç ishte planifikuar”. “Ajo po qeshte me të gjitha, por Geri nuk dukej e interesuar të dëgjonte atë që ajo kishte për të thënë dhe u largua,” zbuloi burimi i brendshëm.
Madje, Mel dhe Geri kanë shmangur të qenurit bashkë në fotot në grup.
“Kur erdhi puna për të bërë fotografinë e tyre në grup, Geri u mbajt sa më larg Melit, gjë që ishte e vështirë për t’u parë,” rrëfeu burimi, duke shtuar se “Geri donte të ishte atje për të festuar ditëlindjen e Victorias dhe për të qeshur me të gjithë.
Spice Girls përfshinte gjithashtu Victoria si Posh Spice, Melanie C si Sporty Spice dhe Emma Bunton si Baby Spice.
Grupi u shpërbë zyrtarisht në shkurt 2001, pasi publikuan albumin e tyre të fundit, Forever , në 2000 me largimin e Victoria Beckham. /NO FILT