Dafina Zeqiri u komentua shumë pasi bëri një dhuratë të veçantë për të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji. Këngëtarja e bëri publike këtë dhuratë luksoze përmes rrjeteve sociale, ku ka zbuluar se i ka blerë një Ferrari.
Në të kaluarën, Dafina i kishte bërë dhurata luksoze ish-të dashurit të saj, DJ Geek. Në një rast, ajo i kishte blerë një motor dhe një skuter elektrik, ndërsa një tjetër dhuratë e veçantë ishte një zinxhir goxha i vlefshëm.
Përndryshe mes shumë komenteve pozitive për Ferrarin, një komentues kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot”.
Nuk kaloi edhe shumë, Dafina publikoi komentin dhe identitetin e këtij personi, duke shkruajtur: A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.
Përndryshe Dafina Zeqiri vitin e kaluar ka bërë vetes një dhuratë duke blerë dy makina super luksoze të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”./NO FILT