20.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Panairi i Librit në Ferizaj, mbrëmje poezie me poetin Lulzim Tafa

Tash e tri ditë në Ferizaj nën organizimin e Klubit letrat “De Rada ka nisur edicioni i gjashtë i panairit të Librit.

Në mbrëmjen e dytë të panairit u prezantua libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa.

Fjalët më të mira për librin e autorin, i thuren pjesëmarrësit.

Ndërkaq recensenti i librit, Rrahman Paçarizi tha se me këtë përmbledhje poezish, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë duke rikonfirmuar një stil të veçantë.

Falënderimet nuk munguan nga poeti Tafa.

Ndërkohë Libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa është botuar në korrik të këtij viti dhe mund të gjendet në libraritë kryesore të kryeqytetit.

Ndërsa panairi i librit në Ferizaj është i hapur edhe të dielën./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA