Harroni gratë, këta janë burrat e Hollywood-it me botox

Ryan Gosling, 42 vjeç, dhe Bradley Cooper, 49, së fundmi kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ngjarje të mëdha. Ata jo vetëm që u shquajtën për nominimet e tyre, por edhe për freskinë e tyre dhe bukurinë rinore. Sipas kirurges estetike Dascha Berek, të dy aktorët u vunë re në natën e Oskarit për ndërhyrjet në fytyrat e tyre.

“Fytyra e Ryan Gosling paraqet efektin ‘Pilloë face’,” shpjegoi ajo, një fenomen që ndodh kur injektohen sasi të mëdha të materialeve mbushëse, duke rezultuar në buzë dhe faqe të mëdha, të cilat duken të panatyrshme. Fansat në rrjetet sociale diskutuan për pamjen në Oscar të Gosling që ishte e dukshme e përmirësuar, duke theksuar se ai dukej më i hollë dhe më i tonifikuar.

Berek vuri re: “Mollëzat e Goslingut duken të plota dhe vija e nofullës është shumë e konturuar. Rrudhat e ballit mund të mos jenë trajtuar qëllimisht me një relaksues muskulor, ose janë trajtuar në mënyrë shumë të delikat për të ruajtur një shprehje më natyrale të fytyrës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për aktorët.”

Sidoqoftë, Berek i konsideroi procedurat të cilat Gosling ka ndërmarrë si jopërputhëse me rezultatin që ka arritur: “Përpjekjet kundër plakjes, fatkeqësisht, kanë çuar në një pamje të joharmonishme dhe të paqëndrueshme. Faqet e tij duken tepër të mbushura, duke e bërë atë të duket sikur është pak i fryrë”.

Bradley Cooper, nga ana tjetër, duket të ketë një menaxhim më të mirë të shprehjeve të fytyrës në krahasim me Gosling. Fytyra e Cooper thekson më shumë metodat relaksuese dhe forcuese, dhe më pak mbushjen. Berek theksoi se përdorimi i kujdesshëm i acidit hialuronik ose një ngritje e fytyrës mund të jenë elementë të strategjisë së tij për kujdesin estetik.

Tashmë dihet se Bradley Cooper shpenzon rreth 45,000 euro për trajtimet e fytyrës së tij çdo muaj. Ai i përkushtohet kujdesit të fytyrës pothuajse çdo ditë, duke përfshirë maskat e fytyrës dhe avullimin e rregullt, të cilat dyshohet se i japin lëkurës një pamje të pastër. Gjithashtu ai kujdeset për vetullat e tij dy herë në javë.

Në vite të fundit, ekspertë të tjerë të bukurisë kanë deklaruar se yjet meshkuj, si Joe Jonas dhe Christian Bale, janë gjithashtu përdorues të Botox-it. Ndërkohë, një ekspert bukurie konfirmoi që hunda e Zac Efron, i cili tani është 36 vjeç, po bëhet më e hollë me kalimin e kohës dhe avancimin e karrierës së tij. Për më tepër, u zbulua se Efron ka përdorur mbushëse në të gjithë fytyrën./NO FILT

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA