Celine Dion thuhet se do të rikthehet në skenë me një performancë gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Ikona kanadeze është parë në kryeqytetin francez, ku besohet se po qëndron në të njëjtin hotel me Lady Gaga, e cila gjithashtu përflitet se do të performojë gjatë ceremonisë së së premtes (26 korrik).
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo do të ishte performanca e parë e Celine që do ngjitet në skenë pasi njoftoi për betejën e saj me sindromën e personit të ngurtë. Një gjendje e rrallë neurologjike për të cilën ajo e hapi për herë të parë në dhjetor 2022, pasi u detyrua të anulonte ‘Tourin Botëror të guximit’ dhe rezidencën e planifikuar në Las Vegas.
Këngëtarja ka folur së fundmi për gjendjen e saj në dokumentarin e ri ‘I Am: Celine Dion’, në të cilin shihet duke u shpërthyer në lot teksa tregon se sa shumë i mungon të performojë live. “Po punoj shumë çdo ditë, por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë”, rrëfen ajo në dokumentar.
“Më mungon shumë. Njerëzit, më mungojnë ata. Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje, e di. Është e vështirë të anulosh një shfaqje’’, u shpreh ajo.