Unaza e fejesës me tre gurë diamanti të Meghan Markle është unaza e fejesës së një të famshmi më e kërkuar në botë.
Sondazhi i kryer nga Ramsden’s Jewellery shikoi statistikat dhe zbuloi se unaza e Meghan-it gjeneronte një mesatare prej 51,283 kërkime në muaj, sipas raportimit të Vogue. Unaza e Meghan-it u dizajnua nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, me ndihmën e Cleave and Company. Unaza përmban dy diamante nga koleksioni i Princeshës Diana dhe një diamant me prerje nga Botswana.
Unaza e Meghan-it ka kaluar në renditje atë të fejesës së Princeshës Diana, e cila renditet e dyta me 22,100 kërkime çdo muaj. Princesha Diana mbante një unazë ikonike safiri blu ovale 12-karat, e rrethuar nga diamante të punuara në flori të bardhë.
Gjithashtu, unaza e Kate Middleton-it, e cila dikur i përkiste Dianas, renditet në vendin e nëntë. Unaza e fejesës së Megan Fox nga Machine Gun Kelly zë vendin e tretë, me 16,825 kërkime mujore. Kurse unaza e Millie Bobby Brown nga “Stranger Things” zë vendin e katërt, me 14,358 kërkime mujore, ndërsa unaza e Hailey Bieber nga Justin Bieber renditet e pesta, me 11,817 kërkime mujore.
Në një intervistë me BBC në nëntor 2017, Meghan dhe Harry zbuluan se Harry kishte përfshirë diamantet e nënës së tij të ndjerë për të siguruar që ajo të ishte me ta gjatë tërë jetës së tyre bashkëshortore. Meghan tha se qasja e Harry-t ishte shumë prekëse dhe shtoi “Është e bukur, dhe ai e ka dizajnuar, është e pabesueshme.”
Çifti u martua në maj 2018, dhe kur Meghan dhe Harry mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Princin Archie, në maj 2019, vëzhguesit mbretërorë vunë re një ndryshim në unazë.
Dukesha e Sussex-it duket se kishte lëvizur trion e diamanteve, që përfaqësonin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, nga rripi origjinal i floririt të verdhë në një rrip më të hollë.