Ozempic: zgjidhje magjike apo mashtrim nga Hollivudi?

Në botën e të famshëmve , ku dukja ka rëndësi dhe ata shpesh shfaqen në faqet e para të revistave,në tapet të kuq, apo ngjarje të mëdha,  Ozempic po bëhet një zgjedhje e zakonshme për ata që duan të përmirësojnë format e tyre trupore.

Ozempic është ilaç për humbjen e peshës I cili injektohet një herë në javë në stomak, kofshë ose krah ,që me sa duket po pushton Hollyëood-in.

Së fundmi ky ilaç po quhet ‘’sekreti më së keqi i ruajtur në Hollyëood”.Ozempic fillimisht u krijua për të ndihmuar njerëzit me diabet të tipit 2.

Ky ilaç ndikon në hormonet e njeriut duke e ulur nivelin e sheqerit ne gjak dhe duke dërguar në tru sinjale të ngopjes me ushqim. Kjo bën që pacientët të kenë më pak uri, të hanë më pak dhe të humbin peshë.

Videot në Tiktok për Ozempic kanë marrë rreth 1.2 miliardë shikime që nga viti 2021.  Sipas Bloombergut, Ozempicu është viagra e re.

Amy Schumer, e njohur për humorin e saj të guximshëm, ka qenë e hapur për përvojën e saj me Ozempic, duke folur për efektet si ndjenja e dobësisë dhe lodhja. Ajo tha se disa nga yjet duhet të jenë më të sinqertë rreth këtij ilaci dhe të mos gënjejnë publikun.

Kur Elon Musk u pyet për sekretin e tij për një fizik të mirë, ai nuk kishte asnjë shqetësim për të pranuar se sekreti ishte Ozempicu. Sipas tij, ky ilac e ka bërë më të aftë dhe të shëndetshëm.

Sharon Osbourne, tjetër e famshme që nuk ngurron të ndajë historinë e saj, pranoi se përdorimi i Ozempicut për katër muaj i ndihmoi të humbë shumë peshë, por i shkaktoi një sërë sfidash të lidhura me efekte anësore të bezdisshme.

Jono Castano, trajner personal I fitnesit, i cilëson përdoruesit e Ozempicut si dembelë, të cilët ikin nga mënyrat e shëndetshme dhe të qëndrueshme për menaxhimin e peshës.

Lajmet për përdorimine Ozempicut nga të famshmit, kanë shkaktuar edhe dilemë etike. A po japin yjet shembullin se për dobësim dhe vija tërheqëse trupore nuk duhet stërvitje fizike, nuk duhet ushqim i shëndetshëm, gjumë i mirë dhe sasi e madhe e ujit, por vetëm një terapi javore me një ilaç për diabetikë?

Tjetër dileme është ajo se a duhet që të famshmit të jenë më të hapur rreth rrugëve që ndjekin për të arritur një rezultat të shpejtë dhe të bukur? Në anën tjetër, a duhet respektuar privatësia dhe zgjedhjet personale që ata bëjnë në lidhje me shëndetin dhe trupin e tyre?

Për shembull, aktori Vin Diesel, i cili ka rrëfyer se terapitë e tilla si Ozempicu janë thjeshtë veprime personale në kërkim të një balanci të ri në jetën e tyre të zënë. Ai pati thënë se kjo është një zgjedhje individuale dhe duhet respektuar si e tillë.

Me vite, The Kardashians kanë qenë shënjestër e kritikave për ndikimin që kanë në standarde të pamjes së trupit dhe përdorimin e operacioneve për të arritur pamje që mund të duken perfekte për dikë.  Khloe Kardashian pati thënë se në këtë epokë të medias sociale, është e vështirë të qëndrosh i fortë në kundërshtim me presionin për të pasur pamjen ‘perfekte’.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA