Për ”New York Times’’, producenti Michael Uzowuru, foli për marrëdhënien e tij me Frank Ocean.
Uzowuru, i cili ka qenë i lidhur me grupin Odd Future që nga viti 2009, punoi në dy albumet e fundit të Frank Ocean, “Endless” dhe “Blonde”, dhe së fundmi ata kanë qëndruar në Miami duke krijuar muzikë të re së bashku.
“Michael është një mik me të cilin flas shpesh për atë ku jam artistikisht”, u shpreh Ocean. Uzowuru tha se është shumë mirënjohës për Frank Ocean si person, pra jasht muzikës.
Frank Ocean nuk ka publikuar asnjë album që nga publikimi i “Endless” dhe “Blonde” në vitin 2016.