Kundërshtohet Projektligji për KPM-në, komuniteti i gazetarëve shpreson të shpallet antikushtetues

Licencimi dhe monitorimi i mediave online, gjoba deri në 40 mijë euro e kalimi nga funksionimi si organizata joqeveritare në kompani janë disa nga ndryshimet e miratuara në Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë të enjten, nëKuvend, me votat e 59  deputetëve. Miratimi nëKuvend sërish ngjalli kritika, derisa konsiderohet se ndryshimet janë të papranueshme për komunitetin e medias dhe gazetarëve në vend.  

“KPM-ja nuk është institucion i pavarur politikisht,për t’ia vënë nën përgjegjësi monitorimin dhe kontrollimin e video-kontentit të mediave online, neni, sa i përket dënimeve, janë dënime joproporcionale që në rastin më të keq mund tëçojnë në mbylljen e mediave më të vogla”, tha Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Përveç përfshirjes së mediave online që prodhojnë video nën monitorimin e KPM-së, projektligji parasheh edhe rritjen e numrit të anëtarëve të KPM-së nga shtatë në 11 dhe zgjatjen e mandatit të tyre.

“Të gjitha garancionet që garantojnë pavarësinë e këtij institucioni janë shkatërruar, mandati ështëbërë i tillë që do të mund të rrijnë aty deri në njëdekadë dhe pastaj shkarkimi është aq i lehtë, nëse disa deputetë konsiderojnë që nuk kanë më besimnë komision do të mund t’i shkarkojnë. Ajo që ështëe dhimbshme dhe e papranueshme është se garancioni që të ketë gra në këtë komision nuk është më aty dhe do të shohim një komision tëmbushur me burra”, deklaroi Flutura Kusari, juriste për media. 

Pas miratimit të projektligjit, ka reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, derisa Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, shprehu keqardhje që Kuvendi nuk u rreshtua përkrah standardeve të BE-së. 

Lidhur me projektligjin për KPM-në reagoi edhe ekzekutivi. Qeveria tha se projektligji sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg, andaj përcjell direktivën për Shërbimet e Mediave Audiovizuele të Bashkimit Evropian, hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian. 

Ndërkaq, për të hyrë në fuqi, Projektligji për KPM-në tani duhet të nënshkruhet nga presidentja, Vjosa Osmani.

Nëse Presidentja brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e sajdhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Megjithatë nga partitë opozitare PDK dhe LDK është paralajmëruar se do ta dërgojnë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese. /atvlive.tv

Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/PCcvVhhnDzI?si=HDaZts2CUXjUY3aZ

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA