Banorët e fshatit Shupkofc të Mitrovicës janë në hall, për shkak të ujërave të zeza dhe rrugëve të paasfaltuara

PËRGATITI: DONITA BYTYQI   

Ujëra të zeza e rrugë të ngushta pa trotuare, janë një ndër shqetësimet e banorëve të fshatit Shupkofc të Mitrovicës.

Banorët e këtij fshati po ankohen për mungesën e shërbimeve infrastrukturore.

Florim Fejza, banor në këtë fshat, ankohet se nuk mund ti hapë dritaret për shkak të kundërmimit.

I shqetësuar për gjendjen e keqe të rrugëve e për mungesë të kanalizimit, ishte edhe Islam Behrami, i cili thotë se për shkak të rrugës së ngushtë po rrezikohen fëmijët e kalimtarët. Ai theksoi se komuna deri tash nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Granit Tmava, thotë se po presin që sa më parë të nënshkruhet kontrata, në mënyrë që të nisin intervenimet.

Presim që në afat sa më shpejtë të ndodhë edhe të lidhet kontrata, Komuna e Mitrovicës të furnizohet me kontratën për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, pritet që brenda këtij viti të punohet edhe në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të cilat kanë mbetur të paasfaltuara, presim që të furnizohemi edhe me kontratë, ku banorët e asaj zone të kenë një qasje më të mirë dhe më të sigurt dhe të jemi në dispozicionin e tyre.”, tha Tmava.

Drejtoria e shërbimeve publike në Mitrovicë, ende nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa mund të kushtojnë intervenimet për sanimin e infrastrukturës në fshatin Shupkofc./atvlive.tv/

Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/k0_H0GIAT80?si=Je0QNpcvDwm5etMM

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA