Remzo Mustafić, boksier i nacionalitetit boshnjak i cili jeton dhe vepron në Kosovë, i ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ka folur rreth jetës që ai e bën.
Mustafić tregoi se ai është bërë kampion për pesë herë duke e përfaqësuar Kosovën.
“I kam zhvilluar shumë gara, ndër to edhe kampionatin evropian kur kam fituar vendin e tretë për Kosovë por edhe kështu jam 5 herë kampion, në kategorinë e rëndë. Për herë të parë kur jam shpallur kampion në vitin 2018, kam qenë 16-vjeçar dhe e kam mbrojtur titullin deri në vitin 2022”, tha Mustafić.
Tutje, Mustafić, përmendi edhe një match kur ai e ka pasur të vështirë që ta fitoj atë.
“Lufta më e vështirë që kam pasur, ka qenë në kampionatin evropian, për vendin e dytë ose të tretë kundër një boksieri ukrainas, normal kam humbur me pikë por lufta ka qenë e barabartë”, tha ai.
Mustafić, derisa foli për synimet që i ka për të ardhmen, ai tha se për një kohë dëshiron që të qëndroj në Kosovë.
“Qëllimi i çdo sportisti normal, është që të bëhet kampion evrope apo bote por edhe kampion olimpiade. Unë besoj që njëherë për një kohë të vazhdojë me boks amator pastaj pse jo edhe boks profesionist si dhe dëshiroj të qëndroj në Kosovë, që të bëjë më shumë përvojë e suksese”, u shpreh ai./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: