Shkencëtarët britanikë po pretendojnë se kanë hedhur dritë të bollshme mbi çështjen e vrimave të zeza, të njohura ndryshe si “burimi i energjive të zeza”.
DailyMail raportoi të mërkurën se shkencëtarët kanë gjetur diçka të pazakontë në këtë fenomen. Sipas tyre, një forcë e panjohur “po i largon gjërat më fort se graviteti dhe po bën që zgjerimi i universit të përshpejtohet”.
“Më në fund, kemi gjetur zgjidhjen për origjinën e energjisë së errët, që ka hutuar kozmologët dhe fizikanët teorikë për mbi 20 vjet”, ka deklaruar Chris Pearson, shkencëtar dhe bashkautor i studimit.
Astronomët kanë besuar gjithmonë se “energjia e errët” mund të revolucionarizojë fizikën aktuale, ndërsa ishte “rrezikuar” edhe teoria e shkencëtarit Albert Einstein për teorinë speciale të relativitetit.
Çka janë vrimat e zeza? Vrimat e zeza janë lokacione me efekte gravitacionale me fuqi të jashtëzakonshme. Për nga fuqia, ato ia kalojnë dritës dhe rrezatimit elektromagnetik, ndërsa përpijnë çdo gjë që iu del përpara.
Llogariten të jetë mbi 100 miliardë vrima të zeza. Vrimat e zeza kanë dendësi të pafundësisë dhe nuk posedojnë dritë, me ç’rast reflektojnë ngjyrë të zezë. Kjo është pjesë e teorisë së shkencëtarit britanik, Stephen Haëking. Ai thoshte se vrimat e zeza përpijnë çdo gjë brenda, pa e kthyer prapa.