Shërbimi Korrektues i Kosovës, njoftoi se e ka larguar nga puna një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës”, thuhet në njoftim.
Sipas ShKK-së ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
“Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet mes tjerash në njoftim./atvlive.tv/