Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu. Në një intervistë për “The Geopost”, Spahiu shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.
Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit. Sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Diplomati kosovar në këtë intervistë, ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan. /atvlive.tv