3.5 C
Pristina
Friday, January 16, 2026

Podujevë, vendimi për telefonat respektohet nga nxënësit, por jo nga mësimdhënësit

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Më të filluar ora e parë, vëmendjen e kanë në mësime. Qetësinë në klasë nuk mund ta prish as ndonjë thirrje apo mesazh meqë asnjë nga këta nxënës te klasës së 10 në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë nuk i kanë telefonat me vete.

“Vendimi i cili parasheh ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla, te shkolla jon po respektohet mjaftë mirë, gjë e cila po vërehet edhe në cilësinë e mësimit…”, tha zëvendësdrejtoresha në shkollën teknike “Fan S. Noli”, Selvie Hoxha.

Një numër i madh nxënësish po e respektojnë vendimin i cili tashmë është ne dyert e shkollave, por jo edhe të gjithë mësimdhënësit. Andaj Drejtoria e Arsimit në këtë komunë parasheh gjoba për ta.

“Një pjesë e madhe e nxënësve është duke e respektuar por kemi telashe me mësimdhënësit… andaj kemi paraparë disa masa fillimisht ndalesë në pagë mandej komisione…”, tha drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu.

Por, sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, gjobat nuk janë zgjidhje.
“Gjoba apo një pjesë e cila do ndahet nga rroga nuk është zgjidhje, duhet të jenë të përgjegjshëm që vet të dijnë pasojat sidomos në cilësinë e mësimit”, tha Qehaja.

Vendimi për mospërdorimin e telefonave në klasa në komunën e Podujevës erdhi disa ditë pas rrahjës brutale të një 18-vjeçari nga dy nxënës të shkollave të mesme, që përfundoi me fatalitet.

Vendimi është marrë bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA