​ShBA-ja vendos sanksione për Rusinë dhe Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, gjegjësisht ndaj Shërbimit Federal rus, që njihet si FSB dhe ndaj Gardës Revolucionare të Iranit.

SHBA-ja i akuzon këto dy vende për arrestim të paligjshëm të amerikanëve.

Në listën e sanksioneve përfshihen katër komandantë të lartë të shërbimit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, por të paktën njëri prej tyre tashmë ishte sanksionuar, shkruan CNN.

FSB-ja ruse është gjithashtu subjekt i sanksioneve të mëparshme të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e lartë të administratës së presidentit Joe Bide, thanë në kushte anonimiteti se sanksionet e reja synojnë të nënvizojnë pasojat për ata që përpiqen të përfitojnë nga ndalimi i paligjshëm i qytetarëve amerikanë për të ushtruar presion politik ose për të kërkuar lëshime nga Washingtoni.

Nuk janë të paktë të burgosurit amerikanë në burgjet e Rusisë dhe Iranit, dy vende që kanë acaruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Në muajin e kaluar Shërbimi Federal i Sigurisë të Rusisë, e ka arrestuar gazetarin amerikan të Wall Street Journal, Evan Gershkovich me dyshimin për spiunazh.

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan dënimin me 16 vjet burg në Rusi, është shpallur fajtor për spiunazh.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA