1.5 C
Pristina
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave, flasin punëtorët

Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave, flasin punëtorët
Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.

Derisa sektorët me shkeljet më të mëdha të drejtave të punëtorëve janë sektori ndërtimtarisë dhe ai gastronomisë, punëtorët të cilët ka intervistuar KosovaPress, kanë treguar se punojnë me orar të stërzgjatur, nuk kanë pagesë të rregullt, si dhe detyrohen të punojnë edhe vikendeve, ani pse e kanë ditë pushimi.

Ndërsa, nga Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Nikçi në lidhje me këtë çështje tha se për shkak të rasteve të shumta të shkeljeve të drejtave të punëtorëve, është rritur edhe numri i inspektorëve.

KosovaPress ka intervistuar njërën nga të punësuarat në njërin nga bizneset në kryeqytet, e cila tha se i është premtuar kontrata e punës nga punëdhënësi por se tashmë gati për tre vite punë, ajo ende nuk e posedon.

“Punoj gati tre vite këtu në market, kam orarin paradite nga ora 09:00 deri në ora 17:00, dhe mbas dite nga ora 14:00 deri në ora 22:00. Në fillim jemi marrë vesh me punuar me kontratë, më kanë thënë që mbas tre muajve e marrë kontratën po ende nuk e kam……00:21 Zakonisht kur marrë lëndimet i paguaj krejt shpenzimet vet dhe punoj me orar shtesë, mbas tetë orë pune, më duhet me qëndruar edhe mbas orari. Nuk paguhet as vikendi kur punoj”, tha një e punësuar.

Po ashtu, edhe një ish i punësuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe gastronomisë, ka treguar se në dy punët që i kishte, ka qenë pa kontratë.

Ai tha se ka punuar në objekte të larta dhe se gjatë punës nuk ka pasur asnjë pajisje mbrojtëse për siguri.

“Unë kam qenë duke punuar ndërtimtari, kam qenë me një firmë në Prishtinë, nuk kam pasur as kontratë pune, as sigurim shëndetësor. Verës punojmë edhe ore shtesë, as ato nuk paguhen, ato i kemi vetëm rrogë bazë. 01:42 Punojmë edhe dimrit, nuk kemi pajisje të punës, këpuca, as rripa të sigurisë, as jelek”, tha ish i punësuari.

Ai thotë se ka punuar edhe kamarier por se nuk ka pasur orar të rregullt pune.

“Përveç ndërtimtarisë, unë kam punuar edhe kamerier, edhe aty kam qenë pa kontratë, po nuk kam vazhduar me punuar se nuk ka pasur orar, kemi punuar edhe në festa gjithashtu”, shtoi ish i punësuar.

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2023 për shkelje të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, janë shqiptuar mbi 1000 gjoba. Sipas tij, ky numër i gjobave është shumë i lartë.

Nikçi potencoi se në rastet kur hasin në rrezikshmëri të jetës së punëtorëve, veprimi që ndërmarrin ata është mbyllja e kantierit deri në eliminimin e parregullsive.

E sa i përket pagtave në sektorin privat, në Sindikatën e Punëtorëve në Sektorin Privat, thotë se ende është në fuqi paga 130 euro dhe 170 euro, pagë kjo e cila është aprovuar në vitin 2011, dhe se deri më sot nuk ka ndryshuar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA