Podujeva, qyteti me më së shumti përurime nga Kurti

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

2023-shin e përmbylli me më së shumti pjesëmarrje në përurime punësh në Podujevë. Kryeministri Albin Kurti edhe vitin 2024 e nisi në Podujevë me të tilla pjesëmarrje.

Ai kishte marr pjesë në përurime të çerdheve, shkollave, e edhe në zgjerimin e më shumë se 30 kilometrave rrugë. Ndërkaq, Kurti e mohoi nëse kjo komunë ka qenë e favorizuar për shkaqe partiake.

“Sigurisht që jo është e vërtetë që Podujeva llapi në përgjithësi është shndërruar në një kantier ndërtimi, nuk është shtëpia e parë që po përurohet në Podujevë, do të ketë edhe të tjera, por ne i duam të gjitha komunat njësoj sepse e duam Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Por, njohësit e politikës, projektet në këtë komunë i konsiderojnë marketing nga niveli qendror.

“Nuk është që s’është tregu përjashtues, përderisa në komunat e tjera pjesëmarrja e tij është fare e vogël”, tha analisti politik, Bekim Kabashi.
Hakmarrje ndaj komunave që nuk e përkrahen në zgjedhjet lokale, Kabashi konsideron edhe ndarjen buxhetore.

“Komunat që i kanë kthyer shpinën në zgjedhjet lokale është tregues që nëse nuk më mbështetni mua s’mund të kaloni mirë”, tha Kabashi.

Kritik me qasjen e qeverisë Kurti për ndarjet buxhetore për komunat ka edhe Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, e i cili vjen nga LDK-ja.

“Bashkëpunimi me nivelin qendror mbetet për t’u dëshiruar për shkak se ka mundur të bashkëpunojnë shumë më shumë. Ndarja buxhetore ka mujt me qenë më gjithëpërfshirëse për numër të banorëve edhe për komunën që përfaqësoj unë 4 euro për kokë banori vërtet ka qenë selektive”, tha Haliti.

Ndërkaq, vitin e kaluar Kurti kishte marrë pjesë edhe në përurime në Klinë, Shtime e Graqanicë, mirëpo numri i projekteve në këto komuna ishte më i vogël.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA