Pesë filmat më të shikuar të vitit 2023

Viti 2023 solli shumë prurje dhe risi në botën e kinemasë, e pesë më të shikuarit sipas përzgjedhjes nga televizioni BBC radhitën në vend të parë filmin “Saint Omer’.

Ky film dramatik me regjisoren Alice Diop dhe personazh kryesor Rama (Kayije Kagame), rrwfen ngjarjen e një romanciere shtatzënë, që shkon në qytetin e Shën Omerit për të dëshmuar gjyqin e Laurence Coly (Malanda), një grua senegaleze e akuzuar për vrasjen e fëmijës së saj 15 muajsh.

Regjisori francez e bazoi dialogun e saj në transkriptet e gjykatës, por rezultatet shkojnë përtej fakteve duke krijuar një film magjepsës me dy gra të forta në ekran.

Në pozitën e dytë renditet filmi “Holy Spider” apo në shqip Merimanga e Shenjtë, nën skenarin e regjisorit iranian Ali Abbas. Ky film bazohet në historinë e vërtetë të një burri të martuar, i cili vrau 16 punonjëse seksi në një qytet të Iranit në vitet 2000-2001. Në rolin kryesor luan aktorja Zar Amir Ebrahimi, e cila heton krimet. Kthesa provokuese ndodh se disa qytetarë dhe politikanë e shohin vrasësin si një hero lokal në një kryqëzatë morale.

Filmi i Nida Manzoor është një nga komeditë më argëtuese të vitit 2023, që sipas BBC-së radhitet në pozitën e tretë.

Regjisorja britanike ka zgjedhur të krijojë një heroinë adoleshente të quajtur Ria, me prejardhje pakistaneze, e cila ka vendosur të ndjekë artet marciale. Filmi bëhet interesant kur motra e madhe e Rias, Lena vendos të martohet me një burrë të pasur, për të cilin ajo dyshon se nuk është ashtu siç duket.

Frymëzuar nga libri i Andreas Malm, ‘’How to Blow Up a Pipeline’’, është film thriller i vitit 2022 i cili prezanton një grup eko-aktivistësh që po planifikojnë të bombardojnë një tubacion nafte në Teksasin Perëndimor. Ata të gjithë janë prekur nga ndotja, lakmia e korporatave dhe kriza klimatike, dhe besojnë se kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar. Regjisori amerikan Daniel Goldhaber vë në fokus një grup prej tetë të rinjsh, të cilët ndërmarrin veprime ekstreme në adresimin e krizës klimatike.

Këtë listë e mbyll filmi ‘’Past Lives”, si njëri nga filmat më të shikuar të vitit 2023. Filmi i “Celine Song” është një romancë që hedh poshtë klishetë e këtij zhanri. Nora dhe Hae Sung, të cilët janë dy shokë klase të lidhur shumë me njëri-tjetrin, dhe kjo shoqëri zgjatë deri në momentin që familja e Norës emigron në Kanada. Vite më vonë, kur Nora është e martuar dhe jeton në New York, Hae Sung rihyn në jetën e saj. Filmi ndërthur historinë e dashurisë së Norës shumë kohë më parë për Sung si edhe martesën e saj me bashkëshortin Arthurin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA