17.5 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Arrestohet personi i cili theri këmbësorin në Prizren

Është arrestuar personi i cili ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor në Prizren.

Deri tek incidenti mes palëve thuhet se erdhi si pasojë e një fjalosjeje në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më herët është raportuar se i dyshuari akoma nuk është kapur akoma dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën”.

“Viktima A.M. 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke u marrë me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA