Acar i madh në Siberi, temperatura bie në -58 gradë

Moti arktik përfshiu pjesë të mëdha të Rusië të martën. Temperatura në një pjesë të Siberisë ra në -58 gradë Celsius.

Qyteti Yakutsk, njëri nga vendbanimet më të ftohta në botë që shtrihet rreth pesë mijë kilometra në lindje të Moskës, u mbulua me re e mjegull të acartë, sipas pamjeve të incizuara me dron, raporton agjencia “Reuters”.

“Erdha veçanërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar mot të tillë, prandaj jam me fat, sepse në dhjetor zakonisht nuk e keni këtë”- tha Danila, mjekra, kapela dhe shalli i të cilit ishin mbuluar nga shtresa e akullit.

“Në të vërtetë nuk kam shumë të ftohtë, sepse u përgatita si duhet. Nëse nuk do t’i merrja rrobat e duhura, do të ngrihesha brenda minutave”- shtoi ai.

Danila tha se temperaturat ekstreme e bënë pallton e tij shumë më të ngurtë, ndërsa telefoni i mbeti pa bateri brenda minutave.

Temperaturat në disa pjesë të Republikës së Sakha-s, rajon shumë i madh, pak më i vogël se India, ranë nën -55 gradë gjatë natës. Ky rajon shtrihet në pjesën verilindore të Siberisë.

Në Oymyakon, vendbanim në Sakha, temperatura të martën ra në -58 gradë. Parashikuesit e motit thanë se ky acar do të ndihet si të ishte -63 gradë, duke i marrë parasysh lagështinë dhe erën.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA