Një 52-vjeçar është gjendur i vdekur në fshatin Livoç të Gjilanit, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia kishte marrë informacionin se sot rreth orës 6 të mëngjesit një person i vdekur ndodhet te penda e fshatit Livoç.
“Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka njoftuar Policia.
Njësitë policore kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.






