Kupa e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën gjysmëfinale të turneut.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 15:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton KosovaPress.
Kampioni aktual, Llapi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Gjilanit, ku me çdo kusht do tentojë ta përmbysë epërsinë 2:1 të gjilanasve. Gjilani e fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales në “Zahir Pajaziti” me rezultat të ngushtë 2:1.
Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Prishtinës dhe Vushtrrisë, ku kryeqytetasit synojnë ta mbrojnë epërsinë nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë finalen e turneut.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Ferki Aliu”, Prishtina e mposhti Vushtrrinë me shifrat 2:1.
Gjysmëfinalja – Ndeshjet e kthimit
15:00 Gjilani – Llapi
15:00 Prishtina – Vushtrria