Përfundon dëshminë dëshmitari Mark Shala në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij 3-ditore dëshmitari Mark Shala në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë kësaj seance pyetjet ndaj dëshmitarit i ka parashtruar trupi gjykues, mirëpo në pyetje janë ndërlidhur edhe avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, avokati Mohamed Hedi Aouini dhe prokuroja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Gaia Pergolo.

Pyetjen e fundit që parashtroi avokati Hedi Aouini kishte të bënte me uniformat të cilët janë përdorur gjatë luftës nga pjesëtarët e UÇK-së.

“Me sa dini ju, ju na thatë që uniformat ishin rastësore, varet se ku gjendeshin, masat, me sa dini ju a është bërë përpjekje nga ndonjë sektor që të përpiqeshin të dalloheshin nga sektori tjetër përmes uniformave?”, pyeti avokati Hedi Aouini.

Ndërsa, dëshmitari Shala tha se nuk ka pasur tentim që të bëhen dallime.

“Nuk ka pas tentim të bëhet dallimi, përveç stafit mjekësor që ata kur e kanë kryer punën mjekësore i kanë pas uniformat e tyre, mantelet e bardh sidomos kur e kanë kry punën në spitalet fusharë”, tha dëshmitari Shala.

Ndërsa prokurorja Pergolo e pyeti dëshmitarin se kur ka filluar operacioni “Shigjeta” nën komandën e Ruzhdi Seramatit a kishte pasur ndonjë drejtim apo pozicion të caktuar në fron.

“Drejtimi i tij është quajtur drejtimi numër 4 dhe ka qenë drejtimi Kukës-Goruzhub-Qafëmorinë”, u përgjigj dëshmitari Shala në pyetjen e prokurores Pergolo.

Ndryshe, kryetarja e trupit gjykues njoftoi se seanca e radhës në çështjen ndaj Pjetër Shalës pritet që të mbahet me 20 nëntor. /BetimipërDrejtësi

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA