TMZ ka raportuar se Tom Brady dhe Irina Shayk, nuk janë më në lidhje. Futbollisti dhe modelja thuhet se patën nisur romancën e tyre në verë, por tani me sa duket është “shuar”.
Mes tyre me sa duket nuk kishte asnjë dramë apo skandal para ndarjes.
Së fundmi, Tom u pa në Miami, ndërsa Irina u pa në Nju Jork.
Në korrik , Irina thuhej se qëndronte në shtëpinë e Tomit në Los Angeles. Ata gjithashtu bënë një udhëtim jashtë shtetit së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel në Londër.
Përpara publikimit të lajmit se Tom dhe Irina nuk janë më bashkë, modelja ndezi thashethemet se ajo dhe ish-bashkëshorti Bradley Cooper , ishin sërish bashkë.
Ajo postoi një foto të aktorit në rrjetet sociale, por më shumë dukej se ishte thjesht takim miqësor.
Cooper dhe Shayk ishin në lidhje për katër vite dhe së fundmi, aktori u lidh me Gigi Hadid.